Report TV - Djali i Sokol Olldashit flet në takimin me Bashën, kreu i PD: Babain e tij e kisha mik

2019-05-29 1

300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizatë studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja, do të jenë të shtunën në protestën e opozitës para kryeministrisë në orën 18:30. Në takim me ta, ishte edhe djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i cili edhe më herët në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ka shprehur gatishmërinë e tij për tu përfshirë në politikë në gjurmët e babait të tij. Glauk Olldashi është me studime jashtë Shqipërisë, dhe në një fjalë të mbajtur në aktivitet, lideri demokrat Lulzim Basha, veçoi angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve në Shqipëri.

"Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t?i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim. Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.