Dosja investigative/ Provimet e magjistratëve, hije skandali për manipulime

2019-05-29 1

Puntata e sotme e rubrikës ?Dosja Investigative? e gazetarit Elio Laze në Channel One sjell këtë të enjte provimet e magjistratëve të rinj që aplikuan për tu bërë pjesë e Sistemit të Drejtësisë.
Edhe pse u bë publike se ishin 50 vende të lira kuoten prej 60% e kaluan 3 më shume duke e çuar numrin në 53. Shqetësimi i kandidatëve të cilët nuk fituan është se përse ata kanë të drejtë ankimi për rezultatet e testimit, vetëm për shkelje të karakterit procedural dhe jo për tezën në përgjithësi.
Çfarë po ndodh me provimin e Magjistratëve të rinj? Si po zbatohet Reforma në Drejtësi? A ka preferenca partiake në këtë proçes? Po lidhjet nepotike? Përse aplikantët nuk kanë të drejtë të ankohen ? Cili është roli i OSBE-ODIHR si monitories i proçesit? Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit ?Dosja Investigative? të gazetarit Elio Laze.