Pa Gjurme-Mori lekët nga pronari për tu nisur drejt Kretës, por zhduket me një shqiptar tjetër

2019-05-29 1

PJESA E PARE DT 9 MAJ Pa Gjurme-Mori leket nga pronari per tu nisur drejt Kretes, por zhduket me nje shqiptar nga Maqedonia
Albani Arifi ishte ende një adolesht kur vendosi që bashkë me dy fqinjët e tij Jovan e Gerti Strasi të emigronin drejt Greqisë. Ishte viti 1993 kur ata vendosen në Selanik. Atje Albanai nisi punë në një baxho. Kontaktet me familjaen në filim ishin të rregullta. Ai fliste një herë në javë. Qëndroi afro dy vite e gjysmë dhe më pas kapet nga policia greke, ndërsa në atë periudhë u kthyen një numër I madh emigrantësh shqiptarë. Albanit i merren vetëm shenjat e gishtave ndërsa dy fqinjët e tij Jovani dhe Gerti përfunduan në burg. Albani kthehet në Shqipëri në vitin 1995 dhe tenton përsëri largimin drejt Greqisë. Itinerari i vajtje-ardhjeve të Albanit në Greqi zhgjati disa muaj, pasi sa herë ai tenotonte të kalonte kufirin kapej nga policia. Më në fund më 2 gusht të vitit 1996 Albani mbërrin në Veria të Greqisë, atje ku fillon një punë sezonale. Nga aty zhvendoset në Pire dhe fillon punë në një hotel në qendër të qytetit. Takohet edhe më një kushëri të tij Mehmetin dhe mikun e tij gazetar Ismailin. Në shtator të po këtij viti Albani, Gerti dhe Jovani pasi këta dy të fundit kishin dalë nga burgu, vendosin të zhvendosen për në Kretë. Por njëri prej shokëve arriti të kalojë Gerti kalon dhe Albani dhe Jovani u kthyen në Pire. Një javë më pas Jovani merr në telefon Albanin ose Panajot Strasin sikundër njihej në Greqi, dhe e lënë të takohen të trageti për t?u nisur në Kretë. Albani del nga shtëpia e kushëririt te tij Mehmetit, deri këtu familja ka mësuar mbi drejtimin që do të merrte i riu, por pasi ai nuk u takua me Jovanin në vendin e takimit nuk dihet më asgjë për fatin e 41 vjeçarit, i cili u zhduk pa lënë asnjë gjurme