Integrimi, Basha i kunderpergjigjet Mogherinit

2019-05-29 0

Një ditë pasi shefja e Lartë e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini deklaroi në krah të Kryeministrit Rama se Shqipëria meriton hapjen e negociatave në Qershor, pasi qeveria ka përmbushur të gjitha reformat, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Lulzim Bashës. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, në një takim që zhvilloi në Pogradec, kryedemokrati i tha zyrtares së lartë të Brukselit se pengesa për aspiratën europiane të vendit qëndron e ulur në karrigen e Kryeministrit.

?Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin. Miqtë që vijnë për qokat e tjera para se t?u mbarojë mandati s'e ndihmojnë dot. Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen. Dhe shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë.?

Basha ishte dhe në Gjirokastër ku tha se partnerët e kanë bërë të qartë kushtin kryesor për negociatat.

Basha ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e së shtunës duke thënë se beteja e vetme për Europën thotë se është ajo e nisur me qytetarët për votën e lirë, që sipas kryedemokratit është marrë peng nga kryeministri. Këtë të fundit e akuzoi gjithashtu se ka rikthyer burgun politik, teksa u ndal tek arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliu.

Tv Klan

Free Traffic Exchange