http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është një thertore në Vlorë e cila mundëson një produkt të garantuar të mishit, falë investimit bashkëkohor të kryer. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e bujqësisë Blendi Çuçi inspektuar këtë sipërmarrje e rikthyer ne funksion pas 30 viteve. Sipas kreut të qeverisë sfida kryesore është garantimi i produkteve, ndaj ndryshimet në Kodin Penal do të japin efekt në treg.Edi Rama: ?E për këtë vjen në ndihmë paketa me ndryshimet ligjore në Kodin Penal. ?I gjithë problemi ynë është që në raport me sigurinë ushqimore duhet të garantojmë që mishi të jetë i sigurte. Ju e dini shumë mirë që para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Të investoje në thertore ishte të investoje në falimentim. Kundërshtojnë shpeshherë edhe ta që bëjnë sikur qajnë për popullin, që ?pse po ju mbyllni fshatarëve rrugën e ekonomisë?, ?pse nuk i lini të therin vetë? që është një çmenduri. Ndërkohë që për sigurinë ushqimore kjo është A-ja e padiskutueshme dhe ne me këtë paketën e re do të vendosim rregulla shumë strikte. Kush do i shkeli rregullat do të përballet me ndëshkime shumë të mëdha.?Rama tha se po negociohet me disa vende për eksportin e produktit të mishit.Edi Rama: ?Sa i përket eksportit, në raport me BE, të gjitha vendet përpara nesh, p.sh. Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare të BE, kanë pasur një luftë të madhe dhe një situatë shumë të ngatërruar për të zgjidhur me therjet e paligjshme dhe do të kërkojë kohë. Por, ndërkohë ne po përpiqemi me këto tregjet e Lindjes së Mesme se ata konsumojnë shumë mish qengji dhe kemi disa si të thuash negociata për disa marrëveshje në mënyrë që blegtoria nga një përpëlitje e madhe për shkak të tregjeve të vogla për shkak të mungesë së sistemit, të kthehet në një ekonomi eksporti.Qeveria ka paralajmëruar ndryshime në kodin penal, duke saktësuar se do të dënohen me burg te gjitha ata qe cenojnë sigurinë ushqimore.