Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ishin sot në mjediset e një theroreje në Vlorë për të parë nga afër kushtet e sigurisë në këtë sektor.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama tha se sfida mbetet garantimi i standardeve për produktin që i shkon konsumatorëve, në mënyrë që ai të jetë i sigurtë. Rama shtoi se para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Ai e quajti kriterin për sigurinë në thertore A-ja e sigurisë ushqimore, teksa deklaroi se tashmë kushdo që shkel rregullat do përballet me ndëshkime të mëdha.
?I gjithë problemi ynë është që në raport me sigurinë ushqimore duhet të garantojmë që mishi të jetë i sigurtë. Ju e dini shumë mirë që para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Të investoje në thertore ishte të investoje në falimentim. Kundërshtojnë shpeshherë edhe ata që bëjnë sikur qajnë për popullin, që ?pse po ju mbyllni fshatarëve rrugën e ekonomisë?, ?pse nuk i lini të therin vetë? që është një çmenduri. Ndërkohë që për sigurinë ushqimore kjo është A-ja e padiskutueshme dhe ne me këtë paketën e re do të vendosim rregulla shumë strikte. Kush do i shkeli rregullat do të përballet me ndëshkime shumë të mëdha?, deklaroi kryeministri.
Rama tha se rritja e sigurisë ushqimore, do të inkurajojë edhe eksportin, në rastin konkret të mishit, duke bërë që blegtoria të kthehet në ekonomi eksporti.
?Sa i përket eksportit, në raport me BE, të gjitha vendet përpara nesh, p.sh. Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare të BE, kanë patur një luftë të madhe dhe një situatë shumë të ngatërruar për të zgjidhur me therjet e paligjshme dhe do të kërkojë kohë. Por, ndërkohë ne po përpiqemi me këto tregjet e Lindjes së Mesme se ata konsumojnë shumë mish qingji dhe kemi disa si të thuash negociata për disa marrëveshje në mënyrë që blegtoria nga një përpëlitje e madhe për shkak të tregjeve të vogla për shkak të mungesë së sistemit, të kthehet në një ekonomi eksporti?, u shpreh Rama.