Ndryshimet në kodin penal, Manastirliu: Burg deri në 5 vite për këdo që dhunon mjekët

2019-05-29 1

Pas konsultimeve të vazhdueshme prej më shumë se 2 muajsh me ekspertë, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi në një takim të gjerë me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, ndryshimet në kodin penal, që ashpërsojnë masat në rastet e dhunës ndaj profesionistëve të shëndetit si dhe vendosin linjën e qartë ndarëse, mes atij që është gabim mjekësor dhe neglizhencë në mjekim.

?Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. Shtohet gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për ?pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor?, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor?, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që propozohet dhe do të ndërmerren, lidhet me ndarjen e gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim.

?Ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit të mjekëve për dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit?, tha Manastirliu.

Dispozita aktuale ?mjekim i pakujdesshëm? penalizonte mjekun ose personelin tjetër mjekësor edhe për gabimin mjekësor. Mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun ose personelin tjetër mjekësor deri në 5 vjet. Në ndryshimet e propozuara mjekimi i pakujdesshëm është hequr si vepër penale, ndërsa neglizhenca në mjekim do të jetë e dënueshme, por ndryshe nga më parë, do të ketë përshkallëzim të ndëshkueshmërisë për rastet e neglizhencës mjekësore. Më parë, neni 96 i kodit penal, ishte përgjithësues dhe ndëshkonte më të njëjtën ashpërsi si veprime të cilat sjellin pasoja minimale për shëndetin e pacientit, ashtu edhe veprime të cilat çonin në gjymtime apo pasoja fatale në shëndetin e pacientit.

Free Traffic Exchange