Kater vjet nga ngjarjet e Kumanoves

2019-05-29 3

Sot mbushen katër vjet nga konflikti i armatosur në ?Lagjen e Trimave? që zgjati dy ditë, ku humbën jetën tetë efektivë të rendit, ndërsa rreth dyzetë të tjerë mbetën të plagosur.

Në katër vjetorin e ngjarjeve të Kumanovës, familjarët e të dënuarve organizuan një protestë, ku u kërkua lirimi i të dënuarve dhe drejtësi. Protesta u mbështet edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politik në Maqedoni. Kreu i kësaj shoqate, Shpëtim Pollozhani, bën thirrje për gjykim të drejtë për personat e përfshirë te ngjarjet e Kumanovës.

Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur. U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjyqësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.

Tv Klan