#rtvora
Paralajmërimeve të opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen votime në 30 qershor, Ministri i Brendshëm i është përgjigjur më vënien në gatishmëri të policisë. Sandër Lleshaj në takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë ka paralajmëruar se cilindo që do të tentojë të cënojë procesin zgjdhor do të përballet me ligjin. Ministri i Brendshëm është ndalur edhe te lufta antikanabis, kur tha se pas 15 qershorit do të mbajnë përgjegjësi për çdo rrënjë kanabisi.
Kur dhe pak javë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë porositë për prefektet dhe efektivët e policisë në çdo qark, që të marrin masa për mbarëvajtjen e procesit.
Duke iu referuar pralajmërimit të opozitës për bllokim të votimeve në datën 30 qershor, Ministri i Brendshëm tha se kjo nuk ka shans të ndodhë.
Lleshaj: Zgjedhjet janë krye-institucioni i një vendi demokratik, që qëndrojnë mbi Parlamentin, mbi Qeverinë, mbi Presidentin, mbi Kryeministrin, mbi Ministrin, mbi Drejtorin, mbi Prefektin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-ne-gatishmeri-zgjedhjet-lleshaj-paralajmeron-opoziten-ska-shans-te-bllokohet-procesi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz