Integrimi, Basha i kunderpergjigjet Mogherinit

2019-05-29 0

Një ditë pasi shefja e Lartë e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini deklaroi në krah të Kryeministrit Rama se Shqipëria meriton hapjen e negociatave në Qershor, pasi qeveria ka përmbushur të gjitha reformat, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Lulzim Bashës. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, në një takim që zhvilloi në Pogradec, kryedemokrati i tha zyrtares së lartë të Brukselit se pengesa për aspiratën europiane të vendit qëndron e ulur në karrigen e Kryeministrit.

?Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin. Miqtë që vijnë për qokat e tjera para se t?u mbarojë mandati s'e ndihmojnë dot. Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen. Dhe shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë.?

Beteja e vetme për Europën thotë se është ajo e nisur me qytetarët për votën e lirë, që sipas kryedemokratit është marrë peng nga Kryeministri. Këtë të fundit e akuzoi gjithashtu se ka rikthyer burgun politik, teksa u ndal tek arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliu.

?Mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëve që po i dhunonte policia.?

Basha i ftoi pogradecarët që pasditen e 11 Majit t?i bashkohen protestës së opozitës për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do t?i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tv Klan

Free Traffic Exchange