Samiti i Brdo-Brijuni: BE te mbaje deren hapur per Ballkanin

2019-05-29 0

Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e samitit të Brdo-Brijunit kanë apeluar sot nga Tirana që Bashkimi Europian të mos mbyllë derën e integrimit për rajonin. Pjesë e një tryeze, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë shmangur replikat, por pa lëvizur në qëndrimet e tyre.

 

Të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por dhe Presidenti i Polonisë që ishte pjesë e samitit të organizuar në Tiranë nga Presidenti Ilir Meta si pjesë procesit të Brdo Brijuanit, janë një mendje se BE duhet t?i mbajë dyert e hapura për këtë rajon.  Pas bashkëbisedimit të zhvilluar me dyer të mbyllura në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Meta, presidentja kroate, homologet e tyre slloven dhe polak edhe pse e shohin të vështire të ardhmen e vetë unionit pas zgjedhjeve europiane të 26 Majit kërkojnë më shumë bashkëpunim që vëmendja e BE të jetë e orientuar tek ky rajon.

?Theksuam nevojën për nxitjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e zgjidhjeve të çështjeve të mbetura pezull mes vendeve të rajonit dhe forcimin e këtij bashkëpunimi me qëllim krijimin e një hapësire ekonomike atraktive për investimet, sidomos nga BE...Të gjithë u angazhuam që të bashkëpunojmë më mirë e më ngushtë për të ruajtur dhe garantuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë", tha Meta. 

?Të gjithë besoj se e dinë që pas zgjedhjeve evropiane procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës në Komisionin Europian dhe varet nga ne që t?i marrim çështjet e hapura dhe t?i zgjidhin në një mënyrë që ky rajon të jetë më tërheqës për pjesën tjetër të BE nga sa është aktualisht...Pas zgjedhjes së komisionit të ri, është koha për Brukselin që të shikojë procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor në një tjetër mënyrë, në një mënyrë ?sui generis?. Komisioni, parlamenti dhe e gjithë BE duhet të ketë përpara syve panoramën e përgjithshme të rajonit dhe duhet të përpiqen që t?i ftojnë të gjithë në proces?, tha Pahor

Pavarësisht se një nga rajonet më të nxehta dhe me konfliktuale përgjatë historisë, liderit e ulur në tryezën e këtij samiti kanë bashkëbiseduar nën një frymë miqësore. Në samit është folur dhe për procesin e dialogut Kosove Serbi, ku mësohet se si Presidenti Thaçi ashtu dhe ai serb Vuçiç kanë mbajtur pozicionet e tyre sa i takon këtij procesi, por pa debatuar me njeri-tjetrin çka u konfirmua dhe nga Presidenti Meta.

?Duhet të theksoja rëndësinë që ne i kushtojnë Serbisë dhe Kosovës për të rinisur dialogun, ka qenë shumë e rëndësishme në samitin e Berlinit, por do jetë e posaçme në Paris. Atmosfera sot ka qenë mjaft konstruktive pavarësisht nga diferencat e ndryshme.?

Pjesë e samitit në pjesën e parë të tij ishte dhe shefja e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini, ndërsa mungoi kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut për shkak të vakumit ligjor që ekziston pas zgjedhjeve presidenciale atje, ku Presidenti i sapozgjedhor nuk ka bërë ende betimin. Në mbyllje u miratua dhe një deklaratë e përb...

Free Traffic Exchange