Lufta ndaj kanabisit/ Lleshaj ultimatum efektivëve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u dha ultimatum zyrtarëve të policisë që deri më datë 15 qershor të eleminojnë kanabisin në të gjithë vendin.Në takimin e zhvilluar në zyrën e konferencave në Ministrinë e Brendshme, Lleshaj tha çdo ngarkes kanabisi që do të kapet pas datës 15 qershor do të jetë përgjegjësi e të gjithë drejtuesve.?Kërkohet kontroll rigoroz i territorit. Çdo bimë, çdo farë që kapet deri në datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve të policisë, e drejtuesve të degëve territoriale etj. Çfarë kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësi e secilit prej jush dhe e njerëzve tuaj. 15 qershori ndan përgjegjësinë.?Lleshaj u ndal më tej edhe tek lista e personave të shpallur në kërkim. Ai kërkoi që të gjithë ata që I janë shmangur drejtësisë të arrestohen dhe të marrin dënimin e duhur.?Krimi i organizuar mbetet sfida e madhe që kërkon hetimin e krimit të organizuar dhe plotësimin e parametrave që kanë nevojë dhe detyrim i joni për t?u përmbushur. Në fushën e krimit të organizuar është prioritet kapja e personave në kërkim. Vendi ka një listë shumë të gjatë të personave që i shmangen drejtësisë. Ka qindra persona që i shmangen drejtësisë. Përgjegjësia është ulja e kësaj liste.?