Sakrificat që bëhen në jetë për dashurinë të përcjella me nota të holla humori" /> Sakrificat që bëhen në jetë për dashurinë të përcjella me nota të holla humori"/>

RTV Ora - “Frikacaku bahet trim” rikthen të qeshurat në teatrin "Migjeni"

2019-05-29 3

#rtvora
Sakrificat që bëhen në jetë për dashurinë të përcjella me nota të holla humori qëndrojnë në qendër të komedisë "Frikacaku bahet trim" që u ngjit premierë në Skenën e Teatrit Migjeni. Shfaqja riktheu në skenë mjeshtrin Besnik Cinari pas problemeve shëndetësore!

"Frikacaku bahet trim" ishte komedia më e re që u ngjit në skenën e teatrit ?Migjeni? të Shkodrës, duke rikthyer të qeshurat pa fund për spektatorin në sallë.

I veçante padiskutim mbeti momenti kur mjeshtri i madh Besnik Çinari doli përpara publikut, në pjesën e parë të vënë në skenë, pasi kapërceu problemet shëndetësore.

Vepra e Qazim Çelës, ka në bazë sakrificat e mëdha që bëhen në jetë për dashurinë.

Besnik Çinari, regjisor: Mesazhi dhe puna jonë është t'ja dorëzojmë stafetën dikujt. Unë prandaj i kam aktivizuar të tre.

Ketlin Pjalmi, aktore: Kënaqësia dhe emocioni është më i madh sepse skena kur ndahet me ta është privilegj.

Edhe për autorin Qazim Çela kënaqësia që mori nga duartrokitjet e publikut, është një shtysë për të shkruar më shumë për estradën e Shkodres.

Qazim Çela, autor: Jam i kënaqur. Në të ardhmen do të përpiqem të shkruaj komedi të reja sepse Shkodra e do komedinë dhe humorin.

Komedia do të shfaqet edhe në datat 9, 10 dhe 11 Maj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/frikacaku-bahet-trim-rikthen-te-qeshurat-ne-teatrin-migjeni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz