RTV Ora - Veliaj: Në mandatin e dytë transformojmë transportin publik në elektrik

2019-05-29 4

#rtvora
Në katër vitet e ardhshme, Tirana do të transformojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin me temë ?Green Cities = Improved Lives?, pjesë e Forumit të Biznesit të BERZH-it për vitin 2019 që mbajti punimet në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore.

Veliaj: Ambicia jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t?i fokusojmë në atë që quhet ?Programi i Qyteteve të gjelbra?, ku duam t?i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program.

Ai veçoi gjithashtu projektin e Pyllit Orbital që do t?i japë Tiranës një pajë të gjelbër me 2 milion pemë.

Veliaj: Projekti tjetër që ndoshta është një ndër projektet më afër zemrës sonë, si Bashki e Tiranës, është ai i Pyllit Orbital. Pra, në dy vite kemi thyer rekordin e mbi 100 mijë pemëve, por që të kapim atë që është ambicia jonë e 2 milionë pemëve, sigurisht na duhet pak ndihmë financiare. Po përgatitemi që në mandatin e dytë, të aksesojmë financat ndërkombëtare, kryesisht për këto dy projekte, çështjet e gjelbërimit dhe të transportit elektrik dhe të transportit të pastër.

Veliaj shtoi se me mbështetjen financiare të BERZH-it, Tirana ka nisur një nga investimet më të rëndësishme të dekadave të fundit, që ka të bëjë me shtrirjen e një linje të dedikuar ujësjellësi për të gjitha lagjet periferike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-mandatin-e-dyte-transformojme-transportin-publik-ne-elektrik
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange