Presidenti Meta organizoi ceremoninë e pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me homologen e Kroacisë dhe atë të Polonisë, Andrzej Duda. Pritja e liderëve filloi me Presidentin serb, Vuçiç i cili e viziton për herë të dytë Tiranën. Por pas takimit kreu i shtetit serb, ndryshe nga liderët e tjerë iu shmang fotos me Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë shtrënguar duart por, nga atje, raportohet se Thaçi e injoroi Milorad Dodikun.
Tashmë i kanë shtrënguar duart Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo ndodhi në prani të shefes së BE?së, Federica Mogherini.