Report TV - Ambasadori i Austrisë thirrje të rinjve: Mos mendoni vetëm të emigroni

2019-05-29 0

I pranishëm në aktivitetin me Sorecën, në kuadër të ditës Europiane, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler u ka bërë thirrje të rinjve që mos të mendojnë vetëm emigracionin, por për mënyrën se si mund të përmirësojnë vendin. Ai vuri theksin se Shqipëria është një vend i bekuar dhe se ka nevojë që të rinjtë të mendojnë se si mund ta përmirësojnë më tepë vendin e tyre.

"Nuk ka organizime nga të rinjtë. Qarkullim elitash në Shqipëri nuk ka. Mos mendoni thjesht të emigroni, por si mund të përmirësoni këto gjëra që keni. Shqipëria është vend i bekuar. Keni potencial të madh", u shpreh Sattler.