Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa të rinj shqiptarë, në kuadër të javës Europiane. Në fjalën e tij, Soreca ka theksuar se pjesa më e madhe e aktiviteteve janë dedikuar të rinjve, për shkak se 40% e popullsisë shqiptare është nën moshën 25 vjeç. Ai ka ftuar të rinjtë që të ngrenë zërin për çështjet e tyre, që më pas të bëhen pjesë e politik-bërjes.
"Shifrat flasin vetë. 40% nën 25 vjeç; 25% nën moshën 15 vjeç. Prandaj jemi përqendruar tek të rinjtë. E kemi përgatitur këtë javë se donim që të bënim një sërë organizimesh që të dëgjonim mendimet tuaja për BE dhe integrimin, por edhe sesi ju jepni kontributin që Shqipëria të përmirësohet. Një nga mesazhet është që të sigurohemi, jo vetëm nevojat tuaja elementare, por edhe zëri juaj të dëgjohet. Sot do të fillojmë një proces që të kemi një dialog të strukturuar me njëri-tjetrin. Thjesht duam të mbështesim atë strukturë që zëri juaj të dëgjohet. Është takimi i parë, jo i fundit. Shoh shumë të rinj dhe jam shumë i kënaqur që jeni këtu. Integrimi europian, veçanërisht për të rinjtë. Sapo ka lancuar një stategji të re për rininë", u shpreh Soreca.