Lleshaj: Askush nuk mund te cenoje zgjedhjet e 30 Qershorit

2019-05-29 0

Dy ishin mesazhet kryesore të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe prefektët. Uniformat blu duhet të angazhohen që të mos cënohen zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa tha se askush nuk mund të pengojë qytetarët të votojnë.

?Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve të rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit".

Një tjetër urdhër i Ministrit ishte intensifikimi i luftës kundër kultivimit të kanabisit. Lleshaj u shpreh se ka përpjekje për riaktivizimin e fenomenit.

?Çdo bimë, çdo farë që kapet deri në datën 15 Qershor është meritë e juaja, e drejtuesve të policisë, e drejtuesve të degëve territoriale etj. Çfarë kapet pas datës 15 Qershor është përgjegjësi e secilit prej jush?.

Lleshaj foli edhe për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Sipas tij, puna e policisë do të matet me uljen e numrit të të shpallurve në kërkim.

Free Traffic Exchange