Kryeministri Edi Rama ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe PS do të kërkojë votën e shqiptarëve në 61 bashkitë e vendit dhe megjithëse e konsideron të pazakontë situatën aktuale politike, thekson se ajo mund të krijojë një situatë të re politike në vend.?
?Është një moment i pazakontë por ka gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike?, theksoi ai.
Ai deklaroi se për listën e kandidatëve për kryetarë bashkie do të vendoset ditën e shtunë. Rama tha se koalicioni qeverisës është në kushtet kur ka vetëm një përgjegjësi; të fitojë zgjedhjet.
Rama deklaroi se është i keqardhur që opozita e PD dhe simotrës së vogël të saj LSI ka vendosur të shkojë në rrugën pa krye por asgjë nuk e detyron të tërheqë me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.
?Kemi bërë një diskutim paraprak për t?i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që të depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive.
Ne jemi regjistruar në një kolicion. Në garë, në demokraci hyhet për të fituar dhe për të dhënë maksimumin. PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton baza e ligjit zgjedhor. Jemi në 2019. 2017 është në histori dhe ne atëherë kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Sot jemi në kushtet kur kemi vetëm një përgjgjësi, vetëm për të fituar zgjedhjet.
Unë jam i keqardhur që opozita e PD dhe simotrës së saj të vogël LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Në fund të ditës besoj se më e rëndësishme është pjesëmarrja e gjithë secilit. Kur nuk ndjen detyrim ndaj atij që përfaqëson gjthçka ka marrë fund. Asgjë nuk na detyron të tërheqim me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.
Unë mendoj që ne kemi detyrimin të informojmë të tjerët mund të përfundojnë aty ku s'kanë pse përfundojnë për llogari të një grushti drejtues i bie kokës?, tha Rama.
PS do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhje me 12 të deleguarit e qarqeve ndërsa të shtunën do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme për të zyrtarizuar kandidaturat për 61 bashkitë e vendit.