'Të fala jetën o plehrë'...Kërcënimet e trafikantëve pasi policia kapi X5-ën me kanabis

2019-05-29 0

Përgjime të shumta të bisedave telefonike mes anëtarëve të bandës së trafikantëve të kanabisit nga Saranda drejt Greqisë, kanë zbuluar emrat e anëtarëve dhe rolet e tyre. Report Tv, përmes burimeve nga prokuroria, mëson se në bisedat e përgjuara, anëtarët e bandës që u arrestuan në kuadër të megaoperacionin "Brezi i Gjelbër", arrijnë deri në kërcënime të fëmijëve.

Më 24 nëntor 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg canabis dhe një BMW x5. Në këto përgjime rezulton se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj, kërcënojnë me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se Jorgji kish qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

Donald Nelaj dhe Ervis Hysaj, bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, janë të dënuar për vepra të tjera penale dhe aktualisht janë në burg, por hetimet 10 mujore për rrjetin e trafikut zbuluan përfshirjen e tyre. Bisedat e përgjuara janë të bërë më 25 nëntor 2018.

Pjesëtarët e këtij grupi rezultojnë se pas çdo operacioni policie shfaqnin interes për të arrestuarit nëse ishin apo jo nga të tyret, kjo faktohet dhe nga një bisedë e përgjuar mes numrit dy të spitalit Sarandë Florenc Llanaj dhe Kejdi Sadushit njohur si kreu i grupit me kodin Kosta. Ky i fundit, kishte përfshirë në rrjet edhe të dashurën e tij, Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara. Telefonatat me pjesëtarët e grupit ku binin dakord për trafikun e kanabisit, Kosta i bënte nga telefoni i Sarës. Ky nuk është rasti i parë që trafikantët fshiheshin pas numrave të vajzave. Edhe vetë Ervis Hysaj në bisedën ku kërcënon Mikel Jorgjin, ky i fundit gjithashtu i arrestuar, përdor një numër telefoni të një vajze.

Më 13 shkurt sipas përgjimeve, Llanaj telefonon Kostën. ?Shiko andej mo shiko i cik se çka dalë? Por Kosta i përgjigjet ?Po s?janë ata tanët jo. Kur të dalin ata, ajo e imja do të dalin me pesqind veta, me pesë makina, me fshati, me lazo, me tërë bashkë".