Interesit të gazetares së Tv Klan nëse Bashkimi Europian ka një plan për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin tonë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, tha se zgjidhja i takon vetëm politikës së brendshme të Shqipërisë.
?Asnjëherë nuk hyj në negociata për ndërmjetësime mes partive politike në një vend qoftë brenda Bashkimit Europian apo jashtë tij. Këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE është të këtë marrëdhënie me institucionet, qeverinë, presidentin shoqërinë dhe ky është roli që unë i përmbahem Nuk kam bërë negociata në vitin 2017 në dinamikën e brendshme të politikës shqiptare dhe nuk e kam bërë as në vendet e tjera. Kjo nuk është qasja jonë për marrëdhëniet institucionale dhe politike me vendet tona partnere".
Ndërsa kryeminsitri Edi Rama, tha se situata në të cilën opozita ka futur vendin ka kalaur të gjitha kufijtë.
"Negocimi dhe zgjidhja ka qenë tërësisht e palëve në Shqipëri. Vendimmarrja ka qenë e jona. këtë herë unë mund të them dy gjëra. Së pari nuk shikoj askënd që të shqetësohet si në 2017. Natyrisht jo sepse çka ka ndodhur nuk është shqetësuese, por sepse çka ndodhur i tejkalon kufijtë e të durueshmes nga pikëpamja e kornizës demokratike. Ka ardhur koha që ne t'i qëndrojmë sistemit, rrugës së përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji. Zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën për të dhënë një zgjidhje të gjithëpranuar dhe afatgjatë, nuk funksionuan. Tani sistemi. Kush qëndron në sistem, qëndron. Kush nuk qëndron, ka zgjidhjen e vetë të lirë".
Ndërsa lidhur me të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mogherini deklaroi se objektivi i BE është normalzimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, por për aq kohë sa tarifat do të jenë, rifillimi i dialogut duket e largët.
"Vendimi i qeverisë së Kosovës për të përcaktuar 100 % tarifa për mallrat që vinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina kanë krijuar një ambient që nuk është frytdhënës për dialogun dhe është në shkelej të marrëveshjes që dy vendet kanë nënshkruar. Nga ana jonë e BE, ne kemi kërkuar që të hiqen këto tarifa dhe kjo do të krijonte kushtet që të rifillonte dialogu. Në rast se këto tarifa do të hiqen unë do të bërja thirrje për një seancë të re të dialogut. Në mungesë të këtij mjedisi unë nuk shof që këto gjëra të fillojnë, por përgjegjësinë e kanë vendimmarrësit në Kosovë. Por kjo nuk do të thotë që ne do të heqim dorë nga lehtësimi i dialogut, roli i lehtësuesit do të thotë të krijosh kushtet që dialogu të behët dhe vendimi është i tyre dhe ne respektojmë vendimet e tyre.