Rama u pergjigjet ashper akuzave per ndarjen e Kosoves

2019-05-29 0

Akuzave për ndarjen e Kosovës, kryeministri Rama zgjodhi t?u përgjigjet akoma me ashpërsi. 

"Me kujton atë shprehjen sa pa dolë Facebook-i  budallain e njihete vetëm shtëpia e tij,  sot jetojmë në një kohë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe".

Për kryeministrin, kjo nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër.

"Dua të them kaq në fund: nëse gjenden aq shumë budallenj që të besojnë se një proces që përfshin shtete dhe jo dy shtete, që përfshin parlamente, partitë, shoqëri, botime referendare në fund, nuk bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë në të gjithë këtë proces që të thashë. Çdo njeri i arsyeshëm e kupton që kjo është një genjeshter"

Të tilla akuza i hodhi poshtë edhe zyrtarja e lartë e Brukselit, Federika Mogerini e pyetur nese edhe ajo ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve me përfundim ndarjen e Kosovës.

"Dialogu është i tyre, nuk na përket neve..."

Shefja për politikë të Jashtme të Bashkimit Europian deklaroi se nëse dialogu është vështirësuar nga vendosja e taksës 100 % ndaj mallrave serbe. Ajo tha se nëse Kosova heq ketë takse, është e gatshme të thërrasë menjëherë palët në dialog.

Tv Klan

Free Traffic Exchange