Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet nuk do të shtyhen, kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha beson ende te skenari i tij. Ai është i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga Korça, Basha ka riartikuluar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
" Vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data nuk është e parëndësishme, por është e sigurt se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Koka e skemës së bashkëpunimit kriminal do të shkojë drejt drejtësi. Jemi të vendosur t'i shkojë kësaj beteje deri në fund. Do të shkojmë lagje më lagje, kuti më kuti, nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor", u shpreh Basha.