Sipas nënës së 17-vjeçarit që përndiqte Adela Cacin, 16-vjeçaren që humbin jetën pasi piu fostoksinë, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati, e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit.
Me të mësuar këtë rast, sipas nënës së djalit që është intervistuar nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozorja, babai i Adelës ka shkuar në shtëpinë e djalit, ku i ka kërkuar prindërve të tij që 17-vjeçari të heqë dotë nga Adela.
Një ditë më pas, të shtunën, babai i Adelës ka shkuar sërish në shtëpinë e tyre, dhe siç tregon nëna, ai ka kërkuar të sigurohet që djali i ka fshirë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërcënonte 16-vjeçaren. Ajo tregon se kur vajza u vetëhelmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duk i thënë: Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arkivolin. Më tej ka ardhur edhe arrestimi i të riut nga policia për përndjekje dhe kërcënime. Familjarët e djalit pretendojnë se fajtor për vdekjen e Adelës është vetë i ati i saj, dhe për të mbrojtur veten ai ka bërë denoncim kundër 17-vjeçarit.
Nga sa mëson Shqiptarja.com, në telefonin e babait të vajzës, me të cilin Adela komunikonte me djalin pasi nuk kishte telefon personal, janë gjetur rreth 120 mesazhe. Djali i kërkonte lekë, ose në të kundërt do t'i publikonte videon. Këto mesazhe kërcënuese janë dërguar në një periudhë 2 mujore.