RTV Ora - Shkodër, mori 10.000 euro me anë të mashtrimit, arrestohet 49 vjeçari

2019-05-29 0

#rtvora
Një 49 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga Policia e Shkodrës për mashtrim e korrupsion në arsim.

Bekim Alla, në muajin janar të vitit të kaluar i kishte marrë një gruaje me inicialet B.P., 10 mijë euro me dy premtime.

Me 6000 euro, ajo do të merrte provimin e Licencës së mësuesisë, dhe me 4000 euro të tjera një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

49 vjeçari gjithashtu dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek një punonjës në fushën e arsimit, shtetasi me inicale E.S.

Dy persona, një nga të cilët, sipas burimeve, në drejtorinë e Arsimit Tiranë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për këtë skemë.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni ishte koduar ?Premtimi.?

49 vjecari nga Librazhdi nuk është hera e parë që bie në pranga

Në vitin 2015, ai rezulton se është arrestuar po për mashtrim.

Në atë kohë ai paraqitej si administrator i një firme elektrike fiktive dhe punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit, pa i paguar ata.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-mori-10000-euro-me-ane-te-mashtrimit-arrestohet-49-vjecari
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange