Burani me spinaq dhe mish
Përbërësit:
500 gr mish viçi ose qingji
1 kokërr qepë
1 tuf qepë të njoma
½ gotë oriz
2 domate
3-4 gota ujë të valuar
kripë+ piper i zi
800 gr spinaq
2 lgj kopër të grirë
2 lgj nenexhik të grirë
vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e prerë në copa. Shtojmë kripë e piper të zi dhe e kaurdisim deri sa ti japim ngjyrë dhe të gatuhet plotësisht. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë qepëte njoma të prera në unaza të holla, orizin e shpëlarë dhe I trazojmë së bashku deri sa qepa të ulë volumin e saj. Shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë. Shtojmë ujin e valuar dhe e lëmë orizin të ziejë për 12 minuta. Në fund, 2 minuta para se të largojmë buraninë nga zjarri shtojmë spinaqin , erëzat dhe e shërbejmë buraninë të ngrohtë.