Sarandë, shpërthen në flakë automjeti, shkak dyshohet qarku elektrik

2019-05-29 1

SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë qarku elektrik.

Gazetari i Report Tv ka siguruar videon teksa automjeti është përfshirë nga flakët, por nuk bëhet ende e ditur se në pronësi të kujt është mjeti.

Pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të policisë për të zbardhur të plotë shkaqet e ngjarjes.