#rtvora
Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kthen burgimet politike.
Lulzim Basha iu referua ndalimeve të protestuesve të Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu të cilit sot pasdite iu komunikua arresti në flagrancë.
Basha tha se në Shqipëri nuk do të kthehet kurrë më koha kur policia e shtetit që paguhet nga taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët.
Basha: Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq ku përsëri ata që paguhen me taksat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga antiligji kanë dhunuar qytetarët në mes të Tiranës dhe mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik të cilët janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna kriminale e bandës policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformën e policisë së shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, ish-deputet si Klevis Balliu dhe të tjera figura politike u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qëndrojmë në krah të njerëzve siç po qëndrojmë dhe do të qëndrojmë deri në fitore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-akuzon-ramen-po-kthen-te-burgosurit-politik-i-ke-oret-e-numeruara
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz