Ish-deputeti Balliu bie ne prangat e policise

2019-05-29 0

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë në prangat e policisë. Së bashku me 3 banorë të Astirit, ai akuzohet për kundështim me dhunë ndaj forcave të rendit gjatë protestës së paradites, ku një grup banorësh tentuan t'i bllokojnë rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama. Balliut ju komunikua masa e arrestit në Komisariatin nr 6.

Si pasojë e përplasjes me banorët, mbetën të lënduar 5 efektivë të policisë. Pas ekzaminimeve rezulton që 4 prej tyre kanë shembje në të gjithë trupin dhe 1 polic ka frakturë në parakrahun e majtë.

Gjithashtu pas perplasjes me policinë janë proceduar 22 persona në gjendje të lirë për kundërshtim me dhune të forcave të rendit.

Tv Klan