Kanabis me çanta shkolle nga Saranda në Greqi, skeda e të arrestuarve

2019-05-29 4

Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është mes grupit të të arrestuarve në një operacion masiv të forcave speciale të policisë dje në Sarandë dhe disa qytete. Ai është vënë në pranga si pjesë e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ende nuk është përcaktuar roli i tij, por nga hetimet e kryera në 10 muaj në bashkëpunim me autoritetet greke, zv/drejtori i spitalit dyshohet së është zbuluar nga biseda telefonike të cilat janë përgjuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Nga këto përgjime, Llanaj rezulton të jetë anëtar aktiv i bandës së trafikut të kanabisit, përgjithësisht përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica.

Florenc Llanaj është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj banues në Sarandë.

Florenc Llanaj prej vitit 2012 ka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës në sektorin e arsimit. Ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë dhe nuk ka fituar. Ka mbaruar për ekonomi në Fakultetin e Tiranës. Babai i tij Astrit Llanaj ka qenë themelues i Partisë Socialiste në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001.

Më pas Astrit Llanaj emërohet prefekt ne Gjirokastër dhe më pas drejtor i Hidrocentralit të Bistricës. Më pas me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, në vitin 2014 bëhet drejtor i Zyrës Arsimore në Sarandë derisa doli në pension një vit më parë.

I biri i tij i arrestuari Florenc Llanaj është pjesë aktive e PS në Sarande. Prej pak kohesh është emëruar zëvendësdrejtor ekonomik në Spitalin e Sarandës.Adrian Xhibro është futbollist. Ai është mbrojtës që aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të kategorisë së Dytë.

Xhibro, ka qenë pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi Delvina.

Xhibro është 31 vjeç nga Saranda. Ai u arrestua dje në kuadër të megaoperacionit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ka mbaruar gjimnazin "Adem Sheme" dhe jeton në Sarandë.

Ka një tatuazh me ujk në shpinë.

Në profilin e tij në Facebook ka foto familjare, por nuk mungojnë edhe fotot që shfaqin pasionin dhe profesionin e tij, futbollin...edhe pse këto foto nuk janë të shumta.

Ardian Xhibro jeton vetëm me babain, pasi nëna i ka vdekur vite më parë. Xhibro ka edhe një lokal 10 metër katror në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës, një lokal i vogël lagjeje që mbledh kryesisht burrat që konsumojnë alkool. Futbollisti, nga sa mëson Shqiptarja.com, njohej si një person problematik, dhe me shumë borxhe ndaj të tjerëve.