Biznesmeni Stefan Pinguli rrëfen se si do të organizohet Kuvendi i parë Ndërkombëtar ?Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve? në Tiranë. Rreth 90 referues, akademikë, studiues, por edhe njerëz të thjeshtë do të trajtojnë tema të ndryshme në këto fusha përgjatë 3 ditëve në Muzeun Historik Kombëtar. Pinguli shprehet që nëpërmjet kësaj iniciative do të thuhen ato të vërteta, që deri më tani nuk janë thënë për arsye të ndryshme nga akademikët-zyrtarë.
?Ne kemi bërë disa konferenca. Por, kemi rreth një vit që përgatitemi për të organizuar këtë kuvend, që e nisëm si kombëtar, por doli ndërkombëtar për shkak të intereësit të madh të shqiptarëve kudo në botë, që ishin të interesuar. Përtej faktit, që edhe brenda vendit kemi shumë studiues, të cilët janë të ?fshehur? brenda mendimit se ?secili mendon për vete?. Menduam që të zgjerojmë lirinë e mendimit, duke vendosur që ky kuvend të mos ketë një karakter thjesht shkencor, por edhe një karakter enciklopedik, që të hapë rrugën, të lirojë mendimin ndërkombëtar për të gjithë të vërtetat historike, që nuk janë thënë deri më sot?, shprehet Stefan Pinguli, president i kuvendit.
Në këtë kuvend do të ketë të ftuar, të cilët do të shprehin mendimet e tyre, qoftë edhe të kundërta me ato që njihen zyrtarisht.
?Mendoj se brenda këtyre kuadrove akademike ka njerëz shumë të ditur, por ne shpresojmë që të provokojmë ndjenjën kombëtare, të nxjerrim fillimisht mendimin e tyre më të mirë, të pa izoluar nga geni i famshëm psikologjik, që: ?Kujdes mos thuaj atë që po themi ne të gjithë?. Unë besoj shumë se do të kemi prurje të jashtëzakonshme. Janë 90 referentë, që kanë teza shumë të rëndësishme. Kuvendi gjithashtu do të vërë në evidencë të gjithë shkrimtarët apo historianët me karakter akademik, për historinë, gjuhësinë edhe timologjinë e vendit tonë, sepse janë një grup njerëzish që nuk u është bërë jehonë pothuajse fare?, thotë Pinguli.