Banorët e Astirit pas përplasjes me policinë, ku nuk kanë munguar edhe shoqërimet, kanë bllokuar sërish njërin aks të rrugës tek Unaza e Re. Ata janë grumbulluar së bashku dhe janë ulur në mes të rrugës duke paralizuar tërësisht lëvizjen e makinave në njërin aks tek Unaza e Re.