Haradinaj: Askush nuk e prek Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar i ashpër pas deklaratave të Ministrit Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, i cili ka deklaruar se i mbetet besnik idesë se kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të jetë lumi Ibër dhe për këtë është njoftuar edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin.Ideja e kufijve e [Aleksandar] Vuçiqit, e [Ivica] Daçiqit dhe kushdo qofshin ata është që një shekull. Që një shekull, serbët gatuajnë në kuzhinat e veta ide për ndarje të tokave shqiptare. Është një brez tjetër dhe besoj që ata e kanë marrë vesh, nuk mund t?i ndajë më askush tokat e shqiptarëve. Ata mund të bëjnë fqinjësi me shqiptarët nëse duan, por nuk mund të lëvizin më kufijtë në Ballkan sepse kjo kohë ka perënduar. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge, rrugës së ndryshimit të kufijve.Por gjatë konferencës përpara gazetarëve u krijua dhe një atmosfere gazmore, teksa kreu i qeverisë nuk ka nguruar t?ia marrë këngës duke kujtuar dhe çaste nga lufta e Kosovës.Për ata që kanë qejf me dit pse këndoj. Kangën e kam filluar në luftë, nuk e di a prej tutës apo prej trimërisë. Para luftës nuk kam kënduar kurrë. Në luftë nuk kemi pas trumpetë ose alarm për t?i zgjuar ushtarët nga gjumi - ka qenë kënga ?Kah po shkon moj zanë?.Krejt ushtarët e kanë pasë mërzi këtë këngë. Kur jam hy aty në vendet ku kanë flejt ushtarët, që kanë qenë shumë të tmerrshme t?i shohësh, nuk kam thënë ?qohuni?, por ?kah po shkon moj zanë. Këndoj jo që di ose që jam këngëtar - këndoj se kam qejf.Haradiaj u tha gazetarëve se hera e parë që ka kënduar, ka qenë në luftë.