Rreze Dielli, 7 Maj 2019 – E ftuar Violeta Dajçi

2019-05-29 5

Muajt e pranverës janë edhe më problematikët për sa i takon komplikacioneve që shfaqen në lëkurë. Kjo pasi rrezet e diellit gjatë pranverës klasifikohen si dëmtuesit kryesorë të lëkurës, duke ndikuar direkt në shfaqjen e njollave apo dhe rrudhjes që bëhet gjithnjë e më dukshme me kalimin e viteve.
Një ndër problemet më shpeshta që përhapet në lëkurë gjatë kësaj periudhe është shfaqja e njollave kafe që mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit.
Njollat e formuara nga rrezet e dëmshme të diellit janë tepër të vështira për t?u hequr nga lëkura, sidomos nëse nuk i keni trajtuar që në fillim. Pikërisht për këtë folëm me mjeken dermatologe Violeta Dajçi