Policia shqiptare në bashkëpunim policinë greke ndërmorën një operacion, kundë" /> Policia shqiptare në bashkëpunim policinë greke ndërmorën një operacion, kundë"/>

RTV Ora – Operacioni nderkombetar antidroge "Brezi i gjelbër" , 61 të arrestuar

2019-05-29 1

#rtvora
Policia shqiptare në bashkëpunim policinë greke ndërmorën një operacion, kundër trafikut të lëndëve narkotike koduar ?Brezi i gjelbër? duke arrestuar deri tani 61 shtetas shqiptare dhe te huaj, të dyshuar si anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar gjithsej mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa si dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.

Detajet e operacioni u bënë publike nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas tij hetimet për goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e trafikut të drogës u bë pas një hetimi 10 mujor.

Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi.

Arrestimet dhe kontrollet me te fundit ishin me 6 maj

Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në operacion u angazhuan qindra forca policie ku u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, konkretisht:

P. N., banues në Sarandë;
M. J., banues në Sarandë;
O. Y., banues në Sarandë;
B.Y., banues në Vlorë;
A. H., banues në Gjirokastër;
E. Ll., banues në Fier;
T. L., banues në Gjirokastër;
E. Xh., banues në Sarandë;
M. M., banues ne Tiranë;
K. S., banues në Korçë;
F. Ll., banues në Sarandë;
A. Xh., banues në Sarandë;
A. Zh., banues në Sarandë;
D. Xh. banues në Gramsh.
U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal ?Ndalimi i daljes jashtë shtetit? dhe ?Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore?, për shtetaset:

J. J, banuese në Sarandë;
S. H, banues në Kuçovë.
U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal ?Arrest në burg?, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:

K. Z., banues në Tiranë.
E. H., banues në Tepelenë.
D. N., banues Tepelenë.
A. C., banues në Tepelenë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-shqiptare-dhe-ajo-greke-operacion-kunder-trafikut-te-droges
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz