15 raste trafiku droge në Greqi në 10 muaj, të arrestuar në total 61 shqiptarë dhe të huaj

2019-05-29 0

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua dje në disa qytete të Shqipërisë, në vijim të hetimeve 10 mujore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, që në total në këtë periudhë kanë vënë në pranga 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë.

Mega Operacioni është i koduar ?Brezi i gjelbër?, për shkak se grupi kriminal bënte trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër. Banda shfrytëzonte lidhje me kriminelë në Shqipëri dhe në Greqi, dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga Igumenica në Greqi, më tej me automjete drejt Athinës, ku bëhej edhe shpërndarja e kanabisit. Hetimi ndaj grupit kriminal vijon ku aktualisht Prokuroria është në fazën e verifikimit të aseteve të tyre kriminale.

Në total, që nga vitit 2018 kur ka nisur hetimi, këtij grupi kriminal, i janë zbuluar 15 raste të trafikut të drogës. Dje janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar, 4 persona janë në burg, ndërsa 2 të tjerëve në masë "detyrim paraqitje" u është ndaluar dalja jashtë vendit.

11 raste të drogës janë evidentuar në Greqi, ku janë arrestuar shqiptarë, grekë, rumunë, dhe bie në sy edhe prangosja e dy grave, njëra më 15 janar 2019 e një gruaje me inicialet K.M, dhe tjetra me inicialet L.R më 21 janar 2019 sërish në Igumenicë, të dyja me banim në Sarandë.

Një tjetër grua e përshirë është vënë në pranga më 12 shkurt 2019. Ajo është me shtetësi ruse me banim në Greqi ku u ndalua me 36 kg kanabis.

4 raste të tjera janë zbuluar në Shqipëri. Drogë në Sarandë në nëntor 2018, në Durrës në dhjetor, në Fier sërish në dhjetor, dhe rasti më i fundit më 26 mars 2019 në Gostim të Cërrikut ku u vunë në pranga 3 shqiptarë