Rudina - Trendafili fshihet nen gjethe”, nje kenge frymezuar nga jeta e Endri Priftit! (06 maj 2019)

2019-05-29 2

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ata janë dy personazhe mjaft të dashur për publikun. Endri dhe Stefi Prifti janë vëllezërit më të famshëm korçarë, të pandashëm në skenë, madje edhe në jetën e përditshme, ku prej 23 vitesh ka qenë muzika ajo që i ka bërë akoma dhe më të bashkuar.

Kudo ata shkojnë ndezin atmosferën duke e kthyer në një festë të vërtetë. Janë dy artistë me shpirt të lirë që për shumë vite kanë sjellë hite që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Sot Endri dhe Stefi Prifti ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku folën për këngën e tyre më të re, titulluar ?Trëndafili fshihet nën gjethe?.

?Titulli i këngës është me shumë kuptime. I flet edhe vetes çdo njeri që e transmeton, por edhe partnerit apo partneres. Ka disa kuptime. Fabula e këngës është që çdo person është aq trëndafil i bukur, të cilin nuk e njeh partneri dhe fshihet nën gjethe, nën fustan. Kryesisht flet për dashurinë, por unë kur shkruaj fus edhe intrigat, servilët, të gjitha këto janë brenda kësaj kënge. Kur kam shkruar këngën kishte marrë dhen dashuria. Unë çdo këngë që shkruaj e nis nga historitë e mia, por e përshtas?, tha Endri.

?Askush më mirë se unë nuk e njeh Endrin, ne të mirat dhe të këqijat i kalojmë bashkë. Unë nuk jam shfaqur në videoklip. Ishte gjendje totalisht e Endrit dhe tani që e pashë përsëri klipin mendoj se ka konflikt gjendjesh, të cilat Endri i ka përjetuar ekstremist vitet e fundit. Ka dashuri, ka urrejtje, por në fund ai thotë çfarëdo që të ndodhë unë jam ky që jam. Kur Endri ka realizuar këtë këngë dhe këtë melodi, mesa di unë ka qenë në gjendje të vështirë. Ka qenë në një moment thellësisht jo të mirë nga të gjitha anët dhe doli ky lloj frymëzimi?, tha Stefi.