www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Konsumimi i kafesë për shumë prej nesh është një ritual i përditshëm. Adhuruesit e kafesë nuk e fillojnë ditën pa këtë pije ?magjike?. Kemi dëgjuar aq shumë për kafen turke, por nëse mendoni se quhet e tillë se ka origjinën nga Turqia, gaboheni. Provat historike kanë treguar që kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin XV, më pas u përhap në Kajro dhe në Mekë.
Historianët tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë. Nga Jemeni kafeja rrugëtoi drejt Stambollit. Turqit kuptuan se nga kokrrat e kafesë mund të përgatisnin një pije të shijshme nga e cila mund të merrnin energji, të qëndronin zgjuar dhe të shuanin urinë. Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në vitin 2013. Për të na treguar më shumë rreth përgatitjes së kafesë turke ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, Rezart Mehmeti.
Gjatë emisionit ai përgatiti live kafe turke në rërë me një makineri, e cila ngrohej me korrent. Fillimisht ai bloi kafen në mulli, më pas kafen pluhur e hodhi në xhezve, shtoi sheqer, ujë të ftohtë dhe më pas xhezven e vendosi në rërë për disa minuta derisa u përgatit kafeja.
?U bë gati 10 vite që merrem me përpunimin e kafesë. Që i vogël më ka pëlqyer mulliri i kafesë. Të rinjtë janë ata që e pinë më shumë kafen turke?, tha Mehmeti.