RTV Ora - Familja Hasanaj hap dyert e mortit, i ati ndodhej në një varrim në Tropojë

2019-05-29 0

#rtvora #shperthimi #Letoni

Menjëherë pas lajmit të rëndë, familja e 32-vjeçares Zarife Hasanaj, e cila banon në zonën e Babrrusë në periferi të kryeqytetit, ka hapur dyert e mortit.

Lajmi i kobshëm i është komunikuar të ëmës, e cila është gjendur në banesë kur efektivë nga Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar për vdekjen e së bijës.

I ati i 32-vjeçares ndodhej në Tropojë që një natë më parë për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi por është kthyer menjëherë sapo ka marrë lajmin e hidhur.

Në banesën e të ndjerës janë vendosur efektivë të policisë ushtarake, ndërsa shumë kolegë të 32-vjeçares dhe motrës së saj vinë për ta ngushëlluar.

Të afërm tregojnë se Zarifja kishte disa muaj që ishte larguar për në Letoni, ndërsa janë në pritje të sjelljes së trupit.

"Beqare. Ka 3-4 muaj që ishte në mision. Sot e morëm vesh lajmin nga televizori".

Familja Hasanaj kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Zarifja së bashku me njërën nga motrat kishin zgjedhur të ishin pjesë e ushtrisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/familja-hasanaj-hap-dyert-e-mortit-i-ati-ndodhej-ne-nje-varrim-ne-tropoje-kur-mori-lajmin-e-vdekjes-se-te-bijes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz