Report TV -Aksioni blic i FNSH në Sarandë/ 'Shqyhet' dera për të kapur të kërkuarin

2019-05-29 0

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit ka kryer mesditën e sotme operacione në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës, ku deri më tani numri i të shoqëruarve është 10, me akuzën për 'trafik ndërkombëtar droge'. Burime për ekskluzive për Report Tv, bëjnë me dije se pesë prej tyre janë dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Operacioni vijon ende dhe aktualisht, policë të maskuar kanë rrethuar një bllok banesash në lagjen numër 5, të qytetit të Sarandës. Në një prej banesave është bërë e mundur kontrolli brenda, vetëm pas përdorimit të forcës. Thirrjeve të policisë, nuk i është përgjigjur askush, çka ka detyruar FNSH të shkatërrojë derën duke i rënë me vare, por personi i cili kërkohej nuk është gjetur brenda.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i personave të shoqëruar, ndërkohë pritet që në përfundim të këtij operacioni policia të japë një njoftim zyrtar.

Free Traffic Exchange