Demokratët kanë refuzuar ftesën e maxhorancës për të qenë në rolin e vëzhguesit në komisionin e riformatuar të Reformës Zgjedhore, që do mblidhet të martën e 7 Majit. Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, selia blu e cilëson edhe komisionin e reformës elektorale sikundër parlamentin, pa legjitimitet dhe produkt i zgjedhjeve të dala nga paratë e krimit.
?Ky kuvend ka humbur legjitimitetin dhe nuk është organ përfaqësues i vullneti të qytetarëve. Për pasojë asnjë komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet ë ishin në burg për krime elektorale nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore.?
Bashkëkryetar të komisionit të riformatuar të Reformës Zgjedhore do të jenë Damian Gjiknuri për socialistet dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare. Por për Partinë Demokratike kjo e fundit nuk mund të përfaqësojë opozitën në komision.
?Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.?
Tv Klan