Vdes ushtarakja shqiptare në mision, plagosen 2 të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ushtarake shqiptare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë misionit në Letoni.Shkak u bë shpërthimi i një mine gjatë çmontimit.Ushtarakët ishin pjesë e NATO dhe kishin si detyrë çminimin e zonave të rrezikshme.Shefi Shtabit gjeneral Bardhyl Kollçaku do të dalë në një deklaratë për shtyp për këtë ngjarje të rëndë.Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Letoni ku një ushtarake shqiptare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.Nëntetarja Zafire Muharrem Hasanaj ka humbur jetën ndërsa ka mbetur I plagosur komandanti i kontigjentit, major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj.Lajmi është konfirmuar nga vetë shefi shtabit, general Bardhyl Kollçaku, I cili tha se shkak ka qenë shpërthimi I disa municioneve të paplasura.?Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs ?Enhanced Forward Presence?. Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ. Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.?Gjenerali tha se për ngjarjen e kësaj të hëne autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe ato aleate në mission me qëllim zbardhejn e ngjarjes.?Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ. Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.?