Report TV - Helmimi në Bulqizë/ ISHP: Lagjia e prekur konsumon ujin e rrjetit

2019-05-29 1

Në një deklaratë për mediet, përfaqësuesja e Institutit të Shëbdetit Publik, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat dhe që nga ky moment numri i të prekurve është ulur.

"Ne për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konusmohet dhe realisht që nga ky moment numri i rasteve është ulur shumë. Lagjia që është prekur konsumon kryesisht ujin e rrjetit dhe ky fakt na bën të mendojmë se ky mund të jetë shkaktar i helmimit", u shpreh Daja.