Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri

2019-05-29 0

Një ushtarake shqiptare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë misionit në Letoni.

Ushtarakja shqiptare ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Ushtarakët ishin pjesë e NATO dhe kishin si detyrë çminimin e zonave të rrezikshme.

Në një konferencë për mediat, Gjeneral Bardgyl Koçaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dha detajet nga kjo ngjarje.

Një detaj i dhimbshëm që Shqiptarja.com mëson, është se familjarët e të ndjerës e kanë mësuar lajmin tragjik përmes medias. Një grup i posaçëm nga Ministria e Mbrojtjes janë nisur drejt familjes së ushtarakes.

Free Traffic Exchange