#rtvora
Dhjetra banorë të Bulqizës dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. 93 qytetarë mes të cilëve 24 fëmijë janë paraqitur në spitalin e qytetit me simptoma intoksikimi në harkun e 24 orëve të fundit.
I moshuari: "Helmim, më përzihej, të vjella".
Vajza: "Më përzihej".
Helmimi nga uji është dyshimi kryesor edhe për bluzat e bardha, por për shkakun zyrtar do të priten analizat.
Drejtori, Hazis Jella, thotë se piku i epidemisë ishte mbrëmjen e së shtunës.
Jella: Piku i epidemisë ka qenë mbrëmë në darkë rreth orës 8-9 të darkës. Nuk di të them me korrektësi se nga se mund të ketë ardhur por të gjithë vinë nga qyteti i Bulqizës, lagjja e vjetër.
Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës ku banorët thonë se linja e ujësjellësit është e amortizuar dhe mund të jetë ndotur nga miniera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rritet-numri-i-personave-te-helmuar-nga-uji-i-pijshem-ne-bulqize-24-prej-tyre-femije
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz