Vota e shqiptarëve vendimtare

2019-05-29 0

Kandidatët presidencialë të opozitës dhe koalicionit qeveritar, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, në deklaratat e tyre pasi kanë votuar në qendrat e votimit, dolën me qëndrime të kundërta rreth epilogut të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

?Dita Filloi sikurse në dimër e ky është dimri politik në Maqedoni dhe mendoj se në fund do të përfundojë me diell", tha kandidatja Ordana Siljanovska.

?Shpresa ime është që shumica e votuesve do ta njohin konceptin e fushatës sime dhe do ta përkrahin këtë koncept që do të thotë përparim? u shpreh kandidati i koalicionit qeveritar, Atevo Pendarovski.

Nga ana tjetër, liderët e partive politike në prononcimet pas votimit, theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve për procesin euroatlantik të vendit.

Zgjedhjet sipas KSHZ-së dhe monitoruesve të vendit dhe të huaj janë zhvilluar në atmosferë të rregullt, pa incidente, me disa parregullsi të natyrës teknike që nuk ndikojnë në procesin votues. Por partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE është ankuar për një varg parregullsishë, duke adresuar kritika se pushteti ka keqpërdorur policinë për qëllime politike dhe se bëhet presion i paligjshëm nga ana e organeve të policisë ndaj pjesëtareve të VMRO DPMNE-së.

Tv Klan