Report TV - Katundi i Ri në Elbasan pa rrugë, banorët: Kur bie shi bëhet e pakalueshme, apel shtetit

2019-05-29 0

Rreth 2000 banorë të fshatit Katundi i Ri në Bashkinë e Elbasanit vuajnë çdo ditë si pasojë e infrastrukturës rrugore.

Rruga është e pashtruar dhe tërë gropa, të cilat mbushen me ujë sa herë që ka reshje shiu.

Ndonëse aty së fundmi është kryer një investim përsa i përket kanalizimeve dhe ujit te pijshëm, banoret thonë se rruga është problem kryesor për ta.

"Po shkatërrojmë automjetet, të ndërhyhet, pasi prej vitesh nuk është kryer asnjë investim. Kur bie shi rruga bëhet e pakalueshme" shprehen ata.

Pavarësisht ankesave të herë pas hershme deri më tani askush nuk ka marrë asnjë masë për asfaltimin e rrugës.