RTV Ora - “Shqipja gjuhë e dytë”, hiqen tabelat greqisht në Finiq

2019-05-29 7

#rtvora #finiq

ARRSH e mbështetur nga Policia e Shtetit hoqi tabelat orientuese në bashkinë e Finiqit ku shqipja dilte si gjuhë e dytë. Këto tabela të vendosura ditët e fundit shkaktuan reagime të forta, ndërsa institucionet e shtetit thonë se shkelnin ligjet për pakicat dhe sigurinë në rrugë.

Këto tabela orientuese në territorin e Bashkisë së Finiqit, ku shqipja dilte gjuhë e dytë pas greqishtes, shkaktuan reagime të forta dhe indinjatë. Madje u përballën edhe me reagimin e shtetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i mbështetur nga dhjetra forca policie nga Saranda zbarkoi mbrëmjen e së shtunës në bashkinë minoritare dhe i hoqi 35 tabela të ngjashme të vendosura në rrugën kombëtare Qafë Muzinë-Sarandë-Konispol.

Por aksioni, siç tregon dhe video e kronikës, hasi në kundërshtimin e policisë bashkiake të Finiqit dhe banorëve të pakicës greke.

Pamjet tregojnë se ndërhyrjes i ka shpëtuar vetëm kjo tabelë, që sipas ARRSH plotëson kushtet ligjore për renditjen e emertimeve së pari në gjuhën shqipe dhe specifikimet teknike për ngjyrën dhe madhësinë.

Autoriteti i Rrugëve thotë se këto tabela ishin vendosur pa miratimin e saj si ent pronar i rrugës, ndërsa shkeljet në standarde ishin kthyer në rrezik për sigurinë në rrugë.

Për këto shkelje por edhe kundërshtimin e aksionit, ARRSH ka vendosur të padisë bashkinë e Finiqit të drejtuar nga Leonidha Kristo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tabelat-ne-greqisht-policia-aksion-heqjen-e-tyre
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz