Reshjet e shiut permbytin Vloren

2019-05-29 0

Për më shumë së pesë orë Vlora u bllokua nga uji. Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës së të shtunës dhe mëngjesin e së dielës paralizuan qytetin.


Mjetet dhe qytetarët e patën të pamundur të lëviznin pasi niveli i ujit arriti dhjetëra centimetra. Situata më e rendë ishte në zonën e quajtur Albano dhe Romina, lagja Rilindja.

Situata ishte e rëndë jo vetëm në rrugët kryesore. Në ato dytësore gjendja ishte edhe më e rëndë. Bashkia nxori në terren ekipet për zhbllokimin e pusetave.

Dhe vetëm pasi reshjet ulen intensitetin situata u përmirësua.

Tv Klan

Free Traffic Exchange