#rtvora
Politika shqiptare kujton e ndarë dëshmorët e atdheut dhe kjo nuk përbën më lajm. Edhe në këtë 5 maj në nderim të dëshmorëve mazhoranca dhe opozita zgjodhën të bënin homazhe me një diferencë prej 60 minutash në varrezat e dëshmorëve.
Presidenti Meta u pa në krah të kryeministrit Rama dhe anëtarë të tjerë të shumicës në pushtet.
Presidenti e ka shfrytëzuar këtë ceremoni që të jepte një mesazh dialogu mes palëve vetëm pak ditë pasi ai takoi përfaqësuesit e 5 partive opozitare të vogla në lidhje me krizën e krijuar.
Meta: Është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të ardhmes së tij Evropiane, të stabilitetit përmes dialogut, përmes bashkëpunimit.
Por edhe kreu demokrat Lulzim Basha ka përfituar nga ky moment për të kërkuar bashkimin e qytetarëve duke pasur parasysh që opozita ka thirrur një protestë të shtunën e 11 majit.
Basha: Sot është një ditë, që gjithsecili prej nesh të ndjejë në shpirt dhe mbi supe peshën e rëndë të sakrificës që ky vend ka paguar për lirinë dhe bashkë me të edhe bekimin e zotit për të bërë gjithçka, për ta mbrojtur atë me çdo kusht.
Nga Fieri, kreu i Kuvendit Gramoz nderoi dhe kërkoi përkushtimin e dëshmorëve. Edhe LSI përkujtoi 5 majin te busti i Qemal Stafës ku deklaroi se dita e dëshmorëve është ditë amaneti për të rinjtë e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perkujtimi-i-deshmoreve-ndan-politiken-shqiptare
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz